“Ka plot raste që SPAK ka standarde të ulëta hetimi”, Hazizaj: Sapo Rama shet bashkëpunëtorët, turret dhe i arreston

ka plot raste qe spak ka standarde te uleta hetimi hazizaj sapo rama shet bashkepunetoret turret dhe i arreston
ka plot raste qe spak ka standarde te uleta hetimi hazizaj sapo rama shet bashkepunetoret turret dhe i arreston

Duke komentuar raportin e Prokurorisë së Posaçme, avokati Sokol Hazizaj, i ftuar në “Open” në News 24, tha se nuk ka prokuror të pavarur në vend.

“Nga e merr pagën? Kush ia llogarit buxhetin? Qeveria! Qeveria është e pavarur? Ajo i vendosur pagën prokurorit. Nuk ka prokuror të pavarur në Shqipëri ka institucione të pavarura. Ku i punojnë gratë prokurorëve?! Po fëmijëve?!

Në darkë gjithkush numëron paratë e ti. Edhe në Amerikë nuk ka gjyqtarë të pavarur. Nga politika vijnë atje. Ne kemi filluar të jemi më amerikanë se amerikanët dhe më evropianë se evropianë.

Të jesh i varur nga politika nuk do të thotë të mos jesh i pavarur profesionalisht nga politika. Kur vepron profesionalisht, atëherë tregon se ke prishur pavarësinë e organeve të drejtësisë. Për këtë arsye, unë kam vërejtje për këtë organ pa dashur ka rënë në grackën e politikës.

Edhe në standardet e hetimit. Ka raste sa të duash që kjo Prokurori ka standarde të ulëta hetimi. Nëse kryeministri shet bashkëpunëtorin e tij, këta turren me vendime qarkulluese. Reforma në drejtësi nuk është bërë as për prokuror as për gjyqtarë, është bërë për qytetarët”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →