Analisti Fatos Lubonja, përmes një komunikimi në studion e “Open” në News24 ka komentuar deklaratën e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj i cili mbrëmjen e sotme theu heshtjen duke dhënë një intervistë.
Ai u shpreh se nga deklaratat e Ahmetajt mund të dalin pjesë që ndihmojnë drejtësinë në hetimet e mëtejshme.
“Është situata e një njeriu që nuk mund të konsiderohet që po flet si i penduar, por flet si i pafajshëm dhe i akuzuar padrejtësisht. Nuk mendoj se është i pafajshëm, ka qenë pjesë e asaj bande, ka qenë numri 2. Kur thotë që afera do shkojë shumë lart, më lart se numri 2 është numri 1.
Fakti që këtyre u ka ikur numri 2 në këtë mënyrë, flet shumë. Nuk na ka thënë si funksionon mekanizmi, ai di shumë. Llahtarisja që thotë ai është retorike, llahtari është ikja e tij. Le të përballej me drejtëisnë. Nga ato që thotë ai dalin gjëra megjithatë. Drejtësia kështu funksionon. Nga dëshmitë kontradiktore. Ai ka përmendur një njeri që ka 40% të inceneratorëve në pronësi që është jashtë shtetit”, u shpreh Lubonja.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co