“Ka shitur sekretet shtetërore”- SPAK zbulon zyrtarisht tre akuzat ndaj socialistit Jurgis Çyrbja: Përkrahje e autorin e krimit dhe korrupsion në zgjedhje

ka shitur sekretet shteterore spak zbulon zyrtarisht tre akuzat ndaj socialistit jurgis cyrbja perkrahje e autorin e krimit dhe korrupsion ne zgjedhje





































Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një njoftim zyrtar për mediat ka zbardhur akuzat ndaj ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në Durrës.

Jurgis Çyrbja

Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Mësohet se ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ka caktuar masen e sigurimit “arrest në burg”.

Reagimi i SPAK

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

Siç u raportua dhe më herët, Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme (20 tetor) në Durrës. Po ashtu, sipas gazetarit Ilgli Çelmeta, në pranga ka rënë edhe një person tjetër.

Ish-deputeti i PS, u vu në pranga pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”, për një çeshtje në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →