“Ka shumë më tepër trazira”/ Paralajmëron Josep Borrell: Kjo është aleanca që mund të ndajë botën

ka shume me teper trazira paralajmeron josep borrell kjo eshte aleanca qe mund te ndaje boten
ka shume me teper trazira paralajmeron josep borrell kjo eshte aleanca qe mund te ndaje boten

Sot, Perëndimi ka përgjegjësi të madhe për të parandaluar ndarjen në Perëndim dhe Lindje, ka thënë të shtunën përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, duke shtuar se aleanca e Rusisë dhe Kinës mund të ndajë botën.

Borrell në konferencën ndërkombëtare “Forumi i Dubrovnikut 2024” ka thënë se sot ka një krizë të multilateralizmit, “kështu që një numër vendesh po i drejtohen multipolaritetit sepse është më i dobishëm për ta”. Ai shtoi se multilateralizmi është zëvendësuar nga marrëdhëniet transaksionale.

“Ka më shumë lojtarë, më pak rregulla. Po ashtu, ka shumë më tepër trazira”, ka theksuar Borrell. Në të njëjtën kohë, ai shpjegoi dy arsyet kryesore për pakënaqësinë ndaj Perëndimit të zhvilluar. Borrell ka thënë se arsyeja e parë është vaksinimi gjatë pandemisë Covid, kur vendet perëndimore ishin të parat që morën vaksinën dhe problemi i dytë është fakti se vendet më pak të zhvilluara do të vuajnë shumë më tepër për shkak të ndryshimeve klimatike të kontribuar nga vendet më të zhvilluara industrialisht në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →