Qeveria sllovake i ka kërkuar policisë të hetojë ish-kabinetin dhe ministrin e mbrojtjes Jaroslav Nad për dhurimin e avionëve luftarakë dhe një sistemi të mbrojtjes ajrore në Ukrainë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër pushtimit rus, tha një zyrtar qeveritar të premten.
Lidershipi i ri me në krye kryeministrin Robert Fico bëri një kthesë të mprehtë politike pasi mori pushtetin në tetor 2023 dhe ndaloi furnizimet ushtarake në Ukrainë, megjithëse ka lejuar që furnizimet tregtare të vazhdojnë.
Qeveria e mëparshme sllovake vitin e kaluar dhuroi 12 avionë luftarakë MiG-29 të prodhimit rus që Sllovakia i kishte tokëzuar dhe shumica e të cilëve nuk ishin funksionalë, si dhe sistemin e mbrojtjes ajrore KUB.
Dhurimi i sistemit të mbrojtjes ajrore ekspozoi hapësirën ajrore sllovake dhe rrezikoi qytetarët, tha Ìgor Melicher, sekretar i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe një anëtar i partisë në pushtet Smer-SD.
“Jam i bindur se Nad e tradhtoi Sllovakinë,” tha Melicher në një konferencë të transmetuar drejtpërdrejt në Facebook.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co