Ernest Muçi pritet ta ketë mjaft të vështirë në këtë sezon që të fitojë hapësira në radhët e Beshiktashit, pasi trajneri XhovanI Van Bronkhorst nuk e sheh mes titullarëve futbollistin e Kombëtares shqiptare.
Kjo është e qartë që pas ndeshjeve të para të sezonit ku ai ka preferuar Rafa Silva në rreshtim, duke lënë Muccin në stol gjithë kohës si spektator në ndeshjet ndaj Gallatasarajit në Superkupë dhe Samsunspor në kampionat, të dyja të mbyllura me fitore.
Pas kësaj sfide të dytë, trajneri holandez u pyet për mungesën e Muçit, i cili ishte blerja rekord e Beshiktashit në edicionin e kaluar.
âJam unĂ« ai qĂ« vendos pĂ«r lojtarĂ«t. UnĂ« preferoja tĂ« vendosja nĂ« fushĂ« lojtarĂ« qĂ« kanĂ« mbrojtje tĂ« fortĂ«. NĂ« kemi njĂ« ekip tĂ« fortĂ«. Ne kemi lojtarĂ« qĂ« mund tĂ« pĂ«rdoren kur tĂ« jetĂ« e nevojshme dhe kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« ndodhi sotâ, tha tekniku pas sfidĂ«s, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohej se Muçi nuk preferohej pĂ«r shkak tĂ« mangĂ«sive nĂ« lojĂ«n mbrojtĂ«se nĂ« krahasim me tĂ« tjerĂ«t nĂ« pozicionin e tij.
Kjo ka krijuar një situatë shumë të pakëndshme për lojtarin shqiptar, i cili duket se po shtyhet gjithnjë e më shumë drejt largimit nga gjigandët e futbollit turk, edhe pse ka vetëm pak muaj që është bërë pjesë e tyre.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co