Largimi i Alfred Pezës si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka sjellë reagime të shumta të personazheve publikë, të cilët e kanë pritur mirë dorëheqjen e tij.
Pas moderatores Alketa Vejsiu, një reagim ka ardhur nga dhe gazetari Bledi Strakosha, i cili në një postim në rrjetet sociale i ka dhënë një mesazh Pezës.
Dorëheqja e tij nga RTSH, ka treguar për Strakoshën se “ka Zot”, ndërsa nuk i ka kursyer t’i rikujtoj pushimin e tij nga puna, vitin e kaluar.
“Më 6 dhjetor më hoqi mua, me 6 shtator iku vet…ka Zot”, shkruan Strakosha në postimin e tij.
Ndërkohë, Alketa Vejsiu në reagimin e saj në instagram, e ka nisur me ironi statusin e saj, duke thënë: “Të hoqën apo u dorëzove vetë?”, duke shtuar më tej “Të kisha thëne Alfred Peza, karma is a bitch!”!
Më tej, Vejsiu kujton në shkrimin e saj se ajo është gëzuar për largimin e Alfred Pezës nga drejtimi i RTSH, teksa thotë se ky i fundit e ka prekur në pikën e saj më të dobët, duke i hequr nga puna njerken, ndërkohë qe asokohe ajo ka bere te ditur se babai i saj ishten ne gjendje të rëndë shendetesore dhe me pas nderroi jete.
“S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale”, shprehet Vejsiu.
Më tej moderatorja e njohur shton se edhe shefja e burimeve njerëzore ne RTSH, Anila Agalliu duhet dhe disa të tjerë duhet të largohen me Alfred Pezën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co