Fatbardh Kadilli nga studio e emisionit “Open” në News24 tha se me Sali Berishën nuk ka një alternativë, duke theksuar se ndarja e tij me kreun demokrat nuk ka lidhje me shpalljen e tij “non grata”, por pikërisht me faktin se nuk përbën alternativë.
Kadilli tha se sot njerëzit marrin vendimet e tyre politike, janë të lirë, nëse duan të bëjnë një parti le ta bëjnë.
“Unë ndarjen me Berishën nuk e kam se është non grata, nuk e kam nëse ka apo jo vulë. Unë ia kam thënë Berishës mos u kthe në krye të partisë se vret të ardhmen, është një shkollë politike e kapërcyer”, tha Kadilli.
[embedded content]
Ai u shpreh se fuqia që ka Berisha është 20-25% dhe këtë e treguan zgjedhjet e kaluara.
“Të paktën ky vendimi për vulën rrëzoi mitet, që Basha deklaronte se kam vulën se kam ndërkombëtarët me vete, dhe Berisha në anën tjetër deklaronte po humbas se s’kam vulën”, tha Kadilli.
Ai shtoi se problemin nuk e ka me emra të përveçëm qofte edhe kur bëhet fjalë për Sali Berishën apo Lulzim Bashën, por me modelin që kanë ose ofrojnë.
“Pushteti që kemi është i inkriminuar, i korruptuar, këto i dimë të gjithë, por ka dy rrugë: ose modelin që ka Berisha, atë të forcës, por ky model nuk mjafton, pasi Edi Ramën nuk e rrëzon molotovi, por modeli i ndershmërisë”, tha Kadilli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co