Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, në rubrikën “Opinion” në News24 tha se në Kosovë kemi për të përmbushur disa obligime të brendshme, ndërsa bisedimet Kosovë-Serbi kanë nisur prej 2011.
Ai tha se çështja e asociacioni ëhstë ngërrci kryesor në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dyshimet apo frikë është se mos ndodh si në rastin e Republikës Srbska në Bosnje.
Kryeziu tha se Kryeministri ka për detyrë që projekt-statusis lidhur me asociacionin ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për të marrë vendimin final.
Ai tha se çëhstja e asociacionit është një çështjes e diskutuar mes liderëve botërorë. Ai u shpreh kritik lidhur me qëndrimin që shpesh mban Albin Kurti, duke u shprehur se Kosova të gjitha arritjet e deritanishme i ka realizuar me suportin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e aleatëve të saj, SHBA, Britania e Madhe, NATO etj.
Në këtë kuadër ai konsideroi që qëndrimet e shfaqura nga Kurti si sovranist nuk janë të duhurat. Kryeziu u shpreh se Kosova nuk rrezikohet nga lufta ballë për ballë, por mund të ketë grupe terroriste si ai i Banjskës.
“Këmbësoria serbe nuk mund të shkelë në Kosovë kurrë më pasi kemi një ushtri dhe polici mjaft të përgatitur. Nga ajri nuk mundet të ndërhyjë për shkak se është NATO dhe në kushte të tilla mund të them se nuk ka luftë ballë për ballë, me përjashtim të ndonjë lufte të 3-të Botërore”, tha Kryeziu.
Ai u shpreh gjithashtu forcat e armatosura të Kosova dhe policia janë të përgatitur për tu përballur me këto grupet terroriste dhe mund t’ju them se nuk do të kenë asnjë sukses këto grupe.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co