Lideri shumë të rëndësishëm në Ballkan, e ka cilësuar Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kryeministrin Edi Rama.
Në rubrikën “Opinion” në News24, Kryeziu tha se edhe për raportet mes Kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, fajin e ka Albin Kurti.
“Nëse unë do të isha Kryeministri i Kosovës një herë në dy javë do të pija kafe me Edi Ramën”, tha Kryeziu.
Ai shprehu mbështetjen e tij edhe për nismën “Open Balkan”, duke shprehur keqardhjen që ajo nuk vijoi dhe që Kosova nuk iu bashkua.
[embedded content]
Kryeziu tha se Kosova nuk iu bashkua nismës për shkak se kishte frikë se do të dominonte Serbia, por kjo nuk mund të ndodhte për shkak se Shqipëria ka një vend të rëndësishëm në Rajon, Edi Rama është një lider shumë i rëndësishëm në Ballkan.
“Ky shekull është i popullit shqiptar, po përgatitemi për tu anëtarësuar në NATO, do të kemi sigurinë individuale dhe kolektive kundrejt Serbisë që ka një qeveri ekspacioniste”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co