Shqiperia

“Kafja e Skroskës” , Festa që mban gjallë traditën dhe që mbledh bijat e bijtë e saj emigrantë nga e gjithë Bota

kafja e skroskes festa qe mban gjalle traditen dhe qe mbledh bijat e bijte e saj emigrante nga e gjithe bota

Nga Fatmir Popja

Në Skroskë  të Bashkisë së Prrenjasit  çdo vit në mesin e muajit Gusht organizohet festa e fshatit që ka marrë emrin “Kafja e Skroskës “.

Kjo festë tradicionale  bën bashkë vendasit , banorë të fshatra për rreth si edhe ata  që kanë emigruar në shtete të ndryshme të Europës, në Kanada ,SHBA e gjetkë .

Në festën “Kafja e Skroskës ” nuk mungojnë as  turistët e huaj që vitet e fundit e zgjedhin  këtë fshat për ta vizituar në ditë feste për tu njohur me të gjitha traditat e lashta por edhe ato të kohëve të mëvonshme.

[embedded content]

Ndërkohë për turistët e huaj  Skroska paraqet interes pasi është e njohur  në kohën e komunizmit për  industrinë e mineraleve.

Në pjesën lindore të këtij fshati ndodhet miniera  e famshme e nikelit dhe kobaltit ku dikur punonin shumica e vendasve .

Me shpërbërjen e sistemit komunist në vitin 1990 që u pasua me krizën e thellë ekonomike si shumica e shqiptarëve edhe  banorët e Skroskës emigruan .

Fillimisht ata emigronin në Maqedoninë e Veriut të sotme , në Greqi dhe më pas kudo nëpër botë , por fshatin e tyre nuk e harrojnë  për asnjë çast sepse malli, siç thonë dhe ata vetë  është shumë i madh.

003f7c7d 67e3 407c Aecc 04909945fdc3
003f7c7d 67e3 407c Aecc 04909945fdc3

Ata mblidhen së bashku njëherë në vit në Festën e fshatit, për t’u takuar e çmallur me njëri -tjetrin, dhe për të kaluar më pas disa ditë të bukura plot nostalgji në vendlindje , për të ecur në këmbë në të gjitha rrugicat dhe rrugët  fshatit ku u lindën, për të kujtuar fëmijërinë e tyre, shkollën , rininë,  gëzimet, vuajtjet  e hallet e  tyre të dekadave të shkuara.

Ata çdo 15 Gusht në mesditë tejmbushin Sheshin në qendër të fshatit ku tingujt e këngëve  dhe ritmi i valleve krijojnë një super atmosferë që i mbush plot energji pozitive të gjithë .

Vendas e mysafirë pjesmarrës në festë trokasit gotat me pije  mes njëri tjetrit duke uruar që çdo ditë të jetë e mbushur me gëzim e hare.

Ata sikurse e kanë kthyer traditë festojnë e gëzojnë deri në mbrëmje duke kënduar e vallëzuar  i madh e vogël .

Fshati Skroskë ,aktualisht është tkurrur shunë përsa i takon numrit të popullsisë dhe ka vetëm disa qindra banorë pjesa dërrmuese e të cilës dominohet nga të moshuarit ,por ata kur mblidhen në vendlindje për  Festën “Kafja e Skroskës ” bëhen mijëra.

24a93a20 9eaa 40fb 8c40 179adaa70a40
24a93a20 9eaa 40fb 8c40 179adaa70a40

Sipas, Luan Belbës , ideatori  dhe organizatori kryesor  i Festës “Kafja e Skroskës” , kjo festë bëhet për të qëndruar sa më të lidhur mes tyre  bijtë e  bijat e këtij fshati si edhe për të mos i humbur  traditat e shkëlqyera e të shumta të fshatit Skroskë,  i cili numëron 11 fise të mëdha , të cilat kanë  mjekë, inxhinierë , agronomë, veterinerë, profesorë , infermierë   e plot profesionistë të fushave të ndryshme.

Festa  ka marrë emrin e traditës më të lashtë të këtij fshati , atë të kafes  pasi mysafirët për çdo rast në Skroskë  i prisnin e përcillnin  me kafe e cila zihej  mjeshtërisht prej të zotërve të shtëpisë në prush në çdo familje në këtë fshat  dhe kafeja kishte një shije fantastike si askund tjetër .

Fama e kafes për shijen e asaj që ofronin në çdo shtëpi në Skroskë , ndër shekuj i kishte kaluar kufijtë e zonës dhe njihej pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Madje kudo që shkonin për kafe të moshuarit e mjaft zonave të Shqipërisë deri në fundin e shekullit të kaluar e shoqëronin porosinë me shprehjen e famshme ” Më bëj një Kafe Skroske “.

Edhe sot në çdo shtëpi në fshatin Skroskë në bashkinë e Prrenjasit  ruhen me fanatizëm dhe si thesare , dallapi ku piqej në prush kafeja kokërr, mulliri i bluarjes së kafesë ,xhezveja ku zihej kafeja në prush si edhe tepsia me filxhanët ku servirej kafeja .

Historia e kafes së Skroskës e cilësuar si më e shijshmja ndër të gjitha dhe me efekte mjaft pozitive për gjendjen shpirtërore ,daton disa shekuj më parë por edhe sot e kësaj dite ajo krijon kujtime e histori dhe ka magjinë të bashkojë plot njerëz rreth tavolinës për ta pirë si dikur të parët e këtyre anëve.

Në simbol të përjetimit të kësaj tradite të lashtë që ka mbërritur deri në kohën e sotme dhe që e bëri fshatin Skroskë të njohur e  të famshëm kudo vendin tonë në sheshin ku zhvillohet Festa “Kafja e Skroskës”  është vendosur një pllakatë me imazhin e suvenireve dhe paisjeve që përdoren  për  përgatjen e saj.

C9b811b5 Cd95 4935 B14d 9a776b9290b4
C9b811b5 Cd95 4935 B14d 9a776b9290b4

Po kështu  janë mbjellë një parcelë  me 11 rrepe që simbolizojnë 11 fiset e këtij fshati sikurse janë fisi Belba, Ozuni ,Çela  ,,Omeri,Kompula,Pozhalli,Hunçi,Hoxha,Llojku, Dada e Alla .

Një familje emigrantësht  të ardhur nga Greqia u shprehën se vijnë  gjithmonë në vendlindje ku kanë  kaluar fëmijërinë e rininë.

Njerëzit e fshatit Skroskë kanë qenë e janë të mrekullueshëm tregon një tjetër që ka  ardhur nga Gjermania.

Kemi ardhur familjarisht  nga SHBA  për pushime. Sot erdhëm te festa e fshatit tonë dhe takuam shumë të afërm që nuk shiheshim nga afër prej dhjetë vitesh.Jetoj në Greqi familjarisht dhe vijmë çdo vit në Festën “Kafja e Skroskës”.

Kam 30 vite në emigrim tha një burrë 67 vjeç. Vijmë me shumë kënaqësi dhe çmallemi me të afërmit, fqinjët e miqtë tanë.Vitet e fundit në Skroskë ata që emingruan shumë herët janë rikthyer dhe po investojnë .Shpresojmë që Festa të mbajë gjallë jo vetëm traditat e Skroskës por edhe të frenojë ikjen masive të brezit të ri .Vendlindja nuk duhet harruar kurrë.

D5409488 D7cf 43dc B3b5 4266dd0e0540
D5409488 D7cf 43dc B3b5 4266dd0e0540
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts