Një tjetër tifoz shqiptar ka hyrë në fushën e lojës në stadiumin e Hamburgut, atje ku Shqipëria dhe Kroacia barazuan 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B, një rezultat që nuk kënaq asnjë nga palët.
Tifozi ka arritur të kalojë rojet e sigurisë dhe të hyjë në fushën e blertë në momentin kur Gjasula barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 4 shtesë të ndeshjes, ndërsa kroatët kryesonin rezultatin 2-1 deri në të 94 minutë.
Duket se barazimi në sekondat e fundit ka bërë që tifozi të mos përmbahej duke hyrë në fushë.
Edhe në takimin ndaj Italisë, një tjetër tifoz shqiptar arriti të hynte në fushën e lojës.
Në ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do të përballet me Spanjën, ndërsa Kroacia me Italinë.
Spanja dhe Italia përballen mes tyre në 20 qershor, ndërsa ata kryesojnë grupin me pikë të plota, nga 3 secila.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co