Futbolli i Vijarealit, Zheremi Pino, ka dhënë një deklaratë prekëse pas duelit ndaj Barcelonës, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-5, ndërkohë që portieri Ter Shtegen, pësoi një dëmtim të rëndë.
“Unë së fundmi kam pasur një lëndim serioz në gju dhe ta shihja kaq afër ishte e vështirë, nuk mund t’i mbaja lotët. Unë kalova pesë minuta duke luajtur dhe duke qarë”, ka thënë Pino për DAZN.
Zheremi Pino kishte pësuar një lëndim të ngjashëm në nëntor të vitit 2023, që e kishte detyruar atë të mbetej jashtë fushave për më shumë se 200 ditë.
PANORAMASPORT.AL