“Kam marrë mijëra mesazhe urimi”/ Fitoi bindshëm zgjedhjet, Vangjel Tavo falenderon votuesit: Mbështetja juaj, shtysë për të transformuar Himarën

kam marre mijera mesazhe urimi fitoi bindshem zgjedhjet vangjel tavo falenderon votuesit mbeshtetja juaj shtyse per te transformuar himaren
kam marre mijera mesazhe urimi fitoi bindshem zgjedhjet vangjel tavo falenderon votuesit mbeshtetja juaj shtyse per te transformuar himaren

Kryebashkiaku i ri i Himarës, Vangjel Tavo ka shprehur falënderimet e tij për të gjithë ata që e kanë votuar dhe uruar për detyrën e re.

Tavo u shpreh në Facebook se ka marrë me mijëra mesazhe dhe telefonata për ta uruar për fitoren në Himarë.

“Në pamundësi fizike për t’ju falenderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra! Faleminderit gjithësecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja. Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke”, shkroi Tavo mes të tjerash në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë:

𝗡𝗝𝗘̈ 𝗙𝗔𝗟𝗘𝗡𝗗𝗘𝗥𝗜𝗠 𝗡𝗚𝗔 𝗭𝗘𝗠𝗥𝗔
Të nderuar miq, dashamirës e mbështetës kudo që jeni, Kam marrë prej jush me mijëra e mijëra mesazhe urimi përmes telefonit celular dhe rrjeteve sociale, e ju jam tejet mirënjohës për çdo urim, fjalë e inkurajim, e mbi të gjitha për sinqeritetin dhe dashamirësinë e thellë njerëzore që keni përçuar përmes tyre, që më kanë ngazëllyer e gëzuar pa masë e më kanë bërë të ndihem një njeri i privilegjuar me kaq shumë e shumë miq në katër anët e vendit, në shtetet fqinje, si edhe në kontinentet e largëta.

Sepse, a nuk është kjo pasuria më e madhe që mund të ketë njeriu?! A nuk është pikërisht kjo trashëgimia më e vyer që mund të lihet në këtë jetë?! Dhe, a ka bekim më të madh se sa të kesh kaq shumë bashkëudhëtarë të përzemërt në rrugëtimim njerëzor?!

Në pamundësi fizike për t’ju falenderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra!
Faleminderit gjithësecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja. Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke.

Ju e vlerësoni dhe e konsideroni Vangjel Tavon mik, ndërsa unë ju siguroj se e konsideroj gjithësecilin prej jush mik të vërtetë dhe shtysë e forcë për të shërbyer më shumë, për të drejtuar më mirë, e për t’i shpenzuar të gjitha energjitë e mia në përmirësimin e jetës së banorëve të thjeshtë dhe zhvillimin dhe transformimin e komunitetit.
Përgjithmonë mirënjohës!
Përulësisht,
Vangjel Tavo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →