Mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku po diskutohet mandati i deputetit të PS-së Vullnet Sinaj është shtyrë.
Shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të Sinajt, i cili kërkon kohë për shqyrtuar informacionet e dosjes së opozitës.
“Me gjithë këto informacione që keni, duan kohën e vetë që të shqyrtohen nga avokatët. Kërkojmë kohë që të lexojmë një për një faqet. Të kërkojmë prova dhe kam nevojë të marrë kohë, për të sjellë të dhënat e mia për akuzat e kolegut”, tha Sinaj.
Mbledhja e radhës do të zhvillohet në jo më pak se një javë.
Kujtojmë se PD akuzon Sinajn se ka përfituar para nga Buxheti i Shtetit, por ky i fundit i mohon, duke thënë se nuk është përfitues i fondeve publike.
“Unë nuk jam bërë biznesmen kur jam bërë politikan, kam qenë që prej 20 vitesh. Dhe rrogën time të deputetit e kam bërë donacion te njerëzit në nevojë. Nuk kam përfituar fare, as rrogën time. Më vjen keq për Bardhin që është lodhur të marrë informacion nga Thesari. Si nuk e gjete që kam dhënë 100 milionë lekë për tërmetin në buxhetin e shtetit, si nuk e gjete ky Big al grupi, një ditë pasi kam dhunuar 100 milionë lekë, ka dhunuar 100 mijë euro. Fjala e shenjtë thotë bëjë të mirën me një dorë, dhe fshih tjetër, por ju më plasët cipën këtu. Biznesi im është familjar, ka siguruar punonjësit nga siguracione private. Nuk jam përfitues, jam donator në buxhetin e shtetit. Ajo që kërkove të bësh është nj ë farsë, nuk ka asnjë bazë ligjore”, tha Sinaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co