“Kam një foto ku pistoletën e kam vënë në kokën e Edi Ramës”- Deklaratat e Ardiana Kalasë, referohet në prokurori për kanosje ndaj kryeministrit

kam nje foto ku pistoleten e kam vene ne koken e edi rames deklaratat e ardiana kalase referohet ne prokurori per kanosje ndaj kryeministrit



































Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori aktivisten Adriana Kalaja, nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës.

edi rama adriana kalaja

Shkak i procedimit ndaj Adriana Kalasë është bërë një deklaratë e saj, ku ajo shprehet se “kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokën e Edi Ramës”.

 “Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”, ka thënë ajo gjatë protestës së fundit para bashkisë Tiranë.

Për këtë deklaratë, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit.

Kjo deklaratë e Kalasë erdhi pas disa shkrimeve për një foto të sajën teksa bën qitje.

adriana kalaja arme

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →