“Kam shumë kohë pa folur në burg”- Batutat e zv.ministrit të Shëndetësisë: Atje rri urtë unë, të tjerët janë më të fortë

kam shume kohe pa folur ne burg batutat e zv ministrit te shendetesise atje rri urte une te tjeret jane me te forte





































Seanca dëgjimore në Komisionin Hetimor me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj është shoqëruar edhe me batuta nga ky i fundit.

Klodian Rrjepaj-zv-ministri-Ministri-Shendetesise-abuzimi-hetimi-koncensioni-chekapi (5)

Nga burgu ai sot ka shkuar në Komision, për të dëshmuar për koncesionin e Sterilizimit. Në një moment ai tha se “në burg rri shumë urtë, pasi të tjerët janë më të fortë”.

Rjepaj: Më fal se kështu  e kam zërin, se kam shumë kohë pa folur shumë kohë pa folur atje në burg, ngaqë janë më të fortë se unë dhe rri urtë.

Ndërkohë ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ka treguar si është njohur me biznesmenin Ilir Rrapaj. Ai thotë se nuk e mohon njohjen me të, por thekson se me të nuk njihej në periudhën e shkollës.

Sipas tij me Rrapajn ai është njohur kur ai është kthyer nga Italia.

“Pyetja për njohjen i referuar për periudhën e shkollës, a e keni njohur më thatë, jo ju thashë. Më pas është pjesa tjetër, ishte iniciativa që erdhi në Shqipëri për nismën “Thuaj po Shqipërisë”. Ai më foli, më tha të kam parë në tv, kaq”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →