Para se të matem me ata, duhet të fitoj diçka”, kështu është shprehur Kefren Turam lidhur me marrëdhënien me vëllanë e tij, Markus dhe, sidomos, me babanë, Lilian.
“Këmbët në tokë dhe kokën mbi supe” – edukata e ishmbrojtësit francez te fëmijët ka ecur në këtë drejtim. Rritur në Itali, i lindur në Emilia, para se të kalonte në Torino dhe më pas në Francë. Nga atje ka filluar rrugën e tij për t’u bërë futbollist, para se të arrinte te Juventusi në verën e kaluar. Një blerje e suksesshme, ndoshta e vetmja për këtë sezon, sepse në fushë ka qenë gjithmonë ndër më të mirët e ekipit të tij. Një lojtar me fizik të shkëlqyer, por edhe me cilësi teknike të rëndësishme. Seria A i përshtatet për mrekulli dhë këtë e thotë edhe vetë. “Një kampionat i nivelit të lartë,” theksoi ai për “La Stampa”, përpara se të fliste për marrëdhënien që ka me vëllanë e tij, Markus, që luan tek Interi.
MARKUS- “Unë jam vëllai i vogël, nuk është e nevojshme të bëj provokime. Markus është krenar për mua, unë jam i lumtur për të, babai ynë është vërtet i kënaqur që na sheh të shprehim më të mirën. Para se të matem me ta, duhet të fitoj diçka, sepse nëse e provoj tani, ata do të më mposhtin. Në Itali, unë dhe vëllai im, po përshtatemi mirë. Markus flet perfekt italisht dhe unë po përmirësohem. Futbolli këtu është ndryshe, unik, shumë më taktik sesa të tjerët, një lojë që nxjerr në pah inteligjencën. Torino më ka mbushur me dashuri, në Francë njerëzit mendojnë shumë më tepër për veten”.
“SHUPLAKA” E TUDOR– “Unë nuk isha aty kur ata patën këtë bisedë (kur Lilian i tha Tudorit se, nëse i biri i tij sillej keq, ta godiste me shuplakë). Mund ta sigurojë vetëm Tudor që unë nuk kam pasur kurrë nevojë për një shuplakë”. Mesfushori i Juventusit ishte i ftuar në liceun francez, që frekuentohet nga vëllai i tij Markus, ku mundi të flasë me tifozë të rinj dhe të apasionuar pas futbollit për t’u transmetuar atyre vlera të rëndësishme për luftën kundër racizmit, që ka bërë që të bëhet një çështje familjare me babain Lilian, gjithmonë në krye të këtij problemi. Sidomos për shkak të përvojave të tilla që ai ka pasur gjatë karrierës së tij në Francë. Një dëshmi që mund të ndihmojë për të luftuar për të shfarosur këtë plagë të shoqërisë që është e vështirë të zhduket. Turam foli për disa episode.
EPISODET- “Kam qëndruar në Itali deri në moshën 4 vjeç, nuk e mbaj mend shumë. Në Francë kam hasur racizëm. Kam frikë se nuk ka një vend të caktuar ku mund ta gjesh, është një sjellje që na gjendet përballë. Kam pasur edhe unë përvoja të këqija… Kur isha 13 vjeç, besoj, babai më kishte lënë para shtëpisë, isha pa çelësa, prisja nënën time dhe po lëvizja para derës. Një grua qëndroi duke më parë dhe, duke parë që nuk po largohesha, më bërtiti: ‘Ktheu nga vjen.’ Dhe unë seriozisht nuk e kuptova. Nuk jemi aq larg nga kur një person si unë nuk mund të përdorte të njëjtët tualete si ajo ose të ulej në një autobus. Por kemi ligje të reja, po zhvillohemi dhe kjo ka rëndësi.
Ajo ndjenjë, dhimbja, kur e shikon racizmin për atë që është, absurde. Babai im më kishte shpjeguar se si do të ndihesha dhe ndodhi pikërisht ashtu. Nuk duhet të ndodhte, por do të ndodhë përsëri. Babai më ka ndihmuar të përballem me këtë problem, ndoshta unë kam ndihmuar dikë tjetër. Te Juvnetusi flitet shpesh se si është më mirë të luftohet racizmi. Duhet të gjejmë një komunikim efektiv dhe reagime të forta. Duhet të kundërshtohet dhe të denoncohet, janë barbarizma të papranueshme. Çdo episod duhet të sillet në dritë për të vendosur një kufi të turpit të përbashkët”, tha ndër të tjera Kefren Turam.
PANORAMASPORT.AL
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co