Bota

Kamala Harris kërkon Shtëpinë e Bardhë, zbulohet “loja e dyfishtë” e Trump, si i dhuroi mijëra dollarë zv/presidentes

kamala harris kerkon shtepine e bardhe zbulohet loja e dyfishte e trump si i dhuroi mijera dollare zv presidentes
kamala harris kerkon shtepine e bardhe zbulohet loja e dyfishte e trump si i dhuroi mijera dollare zv presidentes

Donald Trump u shfaq si një nga kritikët më të mëdhenj të Kamala Harris në vitet e fundit, por teksa zv/presidentja e SHBA-ve i afrohet kandidimit nën siglën e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit, është zbuluar se ish-Presidenti nuk ka qenë gjithnjë një “armik” i saj.

Në vitin 2011 – muaj pasi Harris u betua si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë – Trump dhuroi 5000 dollarë për ta mbështetur atë të kandidojë për një mandat të dytë, sipas bazës së të dhënave të kontributeve të fushatës së shtetit. Në vitin 2013, Trump dha 1000 dollarë shtesë për fushatën e rizgjedhjes së Harris.

I pyetur për kontributet, zëdhënësi i Trump, Steven Cheung tha për PEOPLE se Trump mbështeti Harris në një përpjekje për të “luajtur lojën”.

“Në atë kohë, rreth 15 vjet më parë, Presidenti Trump ishte një biznesmen global dhe dinte të luante lojën dhe të fitonte lojën me politikanë të korruptuar si Kamala Harris”, tha Cheung. “Tani ai do të përfundojë punën për të hedhur nga pushteti të gjithë këta politikanë të padrejtë”.

Baza e të dhënave të financave të fushatës në Kaliforni tregon se Trump ka dhuruar për një pjesë të vogël të kandidatëve në mbarë vendin gjatë dy dekadave të fundit.

Katër vjet përpara se Trump të largohej nga Partia Demokratike, ai i dha 25,000 dollarë Partisë Republikane të Kalifornisë – donacioni i tij më i madh në listë. Ai gjithashtu kontribuoi me 12,000 dollarë për guvernatorin republikan Arnold Schëarzenegger.

Rreth kohës kur Trump u bë republikan në vitin 2009, ai dha 2500 dollarë për të mbështetur fushatën guvernator të demokratit Gavin Newsom.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts