Kamala Harris ka mbajtur tubimin e radhës elektoral në Charlotte të Karolinës së Veriut.
Ajo u ngjit në skenë nën përcjelljen e këngës “Freedom” të Beyonce – kolona zanore e fushatës së saj – dhe brohoritjeve të fuqishme të turmave.
Ajo u përpoq që të qetësojë audiencën e zhurmshme, duke thënë se “mirë, kemi pak punë për të bërë. A do ta bëjmë këtë Karolina e Veriut.
“Mendoj se i detyrohemi votuesve që të kemi një debat tjetër”, tha 59-vjeçarja, shkruan skynews.
Harris reagoi në këtë formë pasi republikani, Donald Trump përjashtoi mundësinë e një debati të ri presidencial.
Demokratja u tha mbështetësve se do të jetë “presidente për të gjithë amerikanët” – një frazë që ajo e ka përsëritur gjatë gjithë fushatës së saj.
Ndryshe, sondazhi i fundit i Reuters/Ipsos aktualisht tregon se Harris ka 5 për qind epërsi mes votuesve të regjistruar.
Mes votuesve që thanë se kishin dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të martës, 53 për qind thanë se fitoi Harris ndërsa 24 për qind thanë se triumfoi Trumpi.
Rreth 52 për qind e atyre që e shikuan debatin thanë se republikani u pengua dhe nuk u shfaq i mprehtë, ndërsa 21 për qind deklaruan të njëjtën gjë për Harrisin.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë).
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co