Bota

Kamala Harris siguron mbështetje të mjaftueshme për nominim nga demokratët

kamala harris siguron mbeshtetje te mjaftueshme per nominim nga demokratet
kamala harris siguron mbeshtetje te mjaftueshme per nominim nga demokratet

Zëvëndëspresidentja amerikane Kamala Harris do të mbajë fushatë në shtetin Wisocnsin të martën për herë të parë si kandidate presidenciale pasi mjaft delegatë u zotuan ta mbështesin atë, duke ia hapur kështu rrugën për nominim, raporton Reuters.

Më pak se 36 orë pasi Bideni mbështeti Harrisin, ajo siguroi nominimin mbrëmjen e së hënës duke fituar mbështetjen e shumicës së delegatëve të partisë.

“Sonte jam krenare se sigurova mbështetjen e nevojshme për t’u bërë e nominuara e partisë sonë”, tha Harrisi në një deklaratë. “Pres me padurim ta pranoj formalisht nominimin”.

Një sondazh jozyrtar i delegatëve nga “Associated Press” tregoi se Harris ka mbështetjen e më shumë se 2500 delegatëve, nga 1976 që nevojiten për t’u nominuar.

Udhëtimi për në Wisconsin ofron një mundësi tjetër për ish-prokuroren 59-vjeçare të Kalifornisë për ta rifilluar fushatën e demokratëve dhe të tregojë se është në gjendje ta mundë Trumpin.

Wisconsin bashkë me Michiganin dhe Pennsylvanian është në mesin e tri shteteve që konsiderohen të nevojshme për fitoren e çdo kandidati dhe ku Bideni mbeti pas Trumpit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts