Bota

Kamioni përfundon në trotuar/ Festa kthehet në mort, 3 të vdekur e dhjetëra të plagosur

kamioni perfundon ne trotuar festa kthehet ne mort 3 te vdekur e dhjetera te plagosur
kamioni perfundon ne trotuar festa kthehet ne mort 3 te vdekur e dhjetera te plagosur

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar pasi një kamion hipi mbi trotuar dhe përplasi personat e pranishëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Corlears Hook Park në Lower East Side të Nju Jorkut, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të ndjekur nga afër festimet për 248 vjetorin e Pavarësisë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe vuri në pranga drejtuesin e makinës Ford, i cili rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Për arrestimin e tij ndihmuan dhe personat e pranishëm, të cilët nuk lejuan 44-vjeçarin që të largohej nga vendngjarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts