Kampioni i botës me Gjermaninë: I meritonim penalltitë, Europianin e fiton… Spanja

kampioni i botes me gjermanine i meritonim penalltite europianin e fiton spanja


































Per Mertesaker, kampion bote me Gjermaninë në Brazil 2014, ka folur për ndeshjen çerekfinale me Spanjën. Ai është shprehur se panzerat e meritonin të shkonin deri tek penalltitë, por iberikët janë favoritët për të fituar në fund Europianin.

gyy

“Gjithmonë ke nevojë për pak fat në turne si Europiani, pasi gjithçka vendoset nga detajet e vogla. Megjithatë, ka patur raste dhe momente kur nuk jemi mbrojtur mirë. Por mendoj se falë dinamikës me të cilën luajti Gjermania dhe stilit sulmues që praktikoi skuadra e Nagelsman duke u shfaqur e rrezikshme kundër Spanjës, e meritonim të shkonim të paktën te penalltitë. Gjithsesi, Spanja na mundi dhe ata kanë treguar deri tani futbollin më të bukur në Euro 2024. Kjo është arsyeja pse për mua ata mbetën favoritët për fitimin e trofeut”, deklaroi 39-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co