Shqiperia

Kandidate e opozitës për kryeministre? Flet Jorida Tabaku: E mendoj se duhet të…

kandidate e opozites per kryeministre flet jorida tabaku e mendoj se duhet te
kandidate e opozites per kryeministre flet jorida tabaku e mendoj se duhet te

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, u pyet rreth zërave se ajo mund të jetë kandidate për kryeministre nga radhët e opozitës.

Pjesë nga biseda:

Tabaku: Në qershor të vitit të shkuar dhashë dorëheqjen si zv/kryetare e Partisë nga ajo që kishte mbetur dhe e dhashë me tërë mend dhe bëra një propozim në atë kohë që një grup njerëzish ta marrin përsipër që të shkojmë me një ofertë në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve të mendojmë për lidershipin e partisë. Edhe sot unë këtë mendoj. Dhashë dorëheqjen për të treguar se nuk ka rëndësi pozicioni. Nuk e dhashë dorëheqjen gjasme, por e dhashë me idenë që duhet të ikim nga interesat personale. Nuk e besoj që Partia Demokratike është akoma në këto diskutime. Le t’i lëmë kohë, kohës! Duhet të fokusohemi te njerëzit.

Tufa: Nuk është një jo!

Tabaku: Po them që t’i lëmë kohë njerëzve të diskutojnë! E mendoj se duhet t’i lë lëmë kohë njerëzve dhe mendoj se Partia Demokratike ka nevojë për këdo në opozitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts