Kandidati konservator tërhiqet nga gara për president të Iranit

kandidati konservator terhiqet nga gara per president te iranit
kandidati konservator terhiqet nga gara per president te iranit

Amirhossein Qazizadeh Hashemi, njëri nga kandidatët për president të Iranit, është tërhequr nga gara në mënyrë që ta mbështesë një kandidat tjetër të krahut të ashpër konservator.

Irani mban zgjedhje presidenciale më 28 qershor, për ta zëvendësuar të ndjerin Ebrahim Raisi, i cili e humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit në maj.

Qazizadeh Hashemi, i cili kishte shërbyer si zëvendës i Raisit, njoftoi tërheqjen nga gara mbrëmjen e 26 qershorit, duke thënë se vendimi i tij ka për qëllim “ruajtjen e unitetit për forcat e revolucionit”.

Raisi dhe zyrtarë të tjerë të lartë humbën jetën më 19 maj, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua rrugës duke u kthyer nga Azerbajxhani.

Tani kanë mbetur pesë kandidatë në garën për president, përfshirë Masud Pezeshkian, reformistin e vetëm të moderuar.

Sipas vëzhguesve, mungesa e një gare relativisht konkurruese do ta dëmtojë edhe pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje.

Në tri palë zgjedhjet e fundit të mëdha në Iran – vend me rreth 88 milionë banorë – kishte pjesëmarrje rekorde të ulët.

Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet parlamentare të marsit ishte rreth 41 për qind, megjithëse kritikët thanë se numri real ishte edhe më i ulët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →