Shqiperia

Kanosi me armë kuzhinierin e restorantit, sjpallet në kërkim 33-vjeçari/ Detajet

kanosi me arme kuzhinierin e restorantit sjpallet ne kerkim 33 vjecari detajet
kanosi me arme kuzhinierin e restorantit sjpallet ne kerkim 33 vjecari detajet

Një 33-vjeçar u shpall në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se kërcënoi me armë kuzhinierin e një restoranti. Ngjarja ka ndodhur në Velipojë.

Sipas një njoftimi nga policia, 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tijë.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit të marrë se në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin E. F., kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç, kamarier i lokalit dhe shtetasit A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit. Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.

33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts