Zhoao Kanselo u largua zyrtarisht nga Mançester Siti, duke firmosur përfundimisht me skuadrën e Ligës Pro Saudite Al-Hilal në një marrëveshje prej 21.1 milionë paundësh.
Mbrojtësi portugez e kaloi shumicën e dy sezoneve të fundit në huazim me Barcelonën dhe Bajernin e Mynihut, pas problemeve personale që pati me trajnerin Pep Guardiola në “Etihad”.
Mbrojtësi tha pas transferimit: “Unë do të doja t’ju uroj të gjithëve te Siti suksese të vazhdueshme në të ardhmen. Kam pasur shumë momente të veçanta gjatë kohës sime këtu në këtë klub të madh.
Do të doja të falënderoja bashkëlojtarët e mi, trajnerët, të gjithë stafin e Sitit dhe tifozët për gjithçka gjatë kohës sime këtu”.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co