Kaos në Bangladesh/ Kryeministrja jep dorëheqjen dhe largohet nga vendi

kaos ne bangladesh kryeministrja jep doreheqjen dhe largohet nga vendi
kaos ne bangladesh kryeministrja jep doreheqjen dhe largohet nga vendi

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina ka dhënë dorëheqjen, për shkak të protestave të dhunshme.

Ajo dhe motra e saj u larguan nga Ganabhaban (rezidenca zyrtare e kryeministrit) për një vend më të sigurt, sipas burimeve, të cilat cituan se kryeministrja dëshironte të mbante një fjalim por nuk iu dha mundësia.

Të paktën gjashtë persona u vranë si pasojë e protestave të dhunshme në Bangladesh të hënën, ndërsa mijëra protestues janë mbledhur për një tjetër marshim.

Protestuesit antiqeveritar anembanë Bangladeshit planifikonin të marshonin drejt kryeqytetit, Dhaka, të hënën pas një fundjave dhune që shkaktoi dhjetëra të vdekur, pasi ushtria vendosi një shtetrrethim të pacaktuar dhe autoritetet ndërprenë internetin në një përpjekje për të ndaluar trazirat.

Protestat filluan me studentët që po përpiqeshin t’i jepnin fund një sistemi kuotash për vendet e punës në qeveri, por përleshjet me policinë dhe aktivistët pro-qeveritar u përshkallëzuan në dhunë që shkaktoi më shumë se 300 të vdekur.

Kjo nxiti protesta dhe liderët e opozitës i bënë thirrje kryeministres Sheikh Hasina të jepte dorëheqjen. Shtetrrethimi hyri në fuqi të dielën mbrëma dhe përfshinte Dhakën dhe zona të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →