Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në kaos gjatë seancës së sotme parlamentare, e cila u mbyll në pak minuta për shkak të aksioni të ndërmarrë nga deputetët e opozitës, në shenjë proteste kundrejt dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg.
Demokratët bllokuan foltoren që në nisje të seancës, ndërsa Gaz Bardhi u pa duke hedhur sende të forta, konkretisht këmbën e një karrigeje e sende të tjera, në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Pasi hoqën nga vendi foltoren në mes të sallës së Kuvendit, deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, ndërsa deputetët Bledion Nallbati dhe Flamur Noka, u panë duke i hedhur benzinë e duke i vendosur më pas zjarrin.
Pas djegies së karrigeve, grupi i opozitës u kthye sërish në sallë dhe bllokoi foltoren, por me kërkesë të grupit të PS, seanca u ndërpre për 10 minuta, por u situata nuk u normalizua dhe seanca u mbyll.
Seanca u mbyll me përjashtimin e Flamur Nokës, ndërsa Elisa Spiropali tha: “Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”.
Në nisjen e seancës së sotme, kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka njoftuar në Kuvend vakancën e krijuar pas burgosjes së Salianjit.
Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet ti bëhet KQZ. “Njoftoj vakancën për shkak të zbatimit penal të formë3s së prerë ndaj zotit Salianji dhe të bëhet njoftimi pranë KQZ”, tha Spiropali.