Bota

Kaosi në një burg rus/ Zbardhen detaje, grupi i të burgosurve marrin peng rojet

kaosi ne nje burg rus zbardhen detaje grupi i te burgosurve marrin peng rojet
kaosi ne nje burg rus zbardhen detaje grupi i te burgosurve marrin peng rojet

Një grup të burgosurish kanë marrë pengje në një burg në rajonin jugor të Rusisë, Volgograd, të premten, dhe kanë vrarë të paktën një person nga stafi.

“Gjatë një takimi të një komisioni disiplinor, të dënuarit morën peng personelin e institucionit. Masa po merren për lirimin e pengjeve. Ka të vdekur”, thuhet në deklaratën e shërbimit korrektues.

Në disa video që janë shpërndarë në Telegram janë parë të paktën tre pengmarrës me thika duke qëndruar mbi rojet e burgut që duken se janë të lënduar ose të vdekur.

Një prej pengmarrësve thotë në një prej videove se grupi i tyre është i lidhur me Shtetin Islamik. Sipas “Shot” – një kanal në Telegram me lidhje të ngushta me shërbimet ruse të sigurisë – pengmarrësit kanë kërkuar një helikopter dhe 2 milionë dollarë, raportoi The Guardian.

Mediat ruse kanë raportuar se shërbimet e sigurisë po përgatiten të futen në objekt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts