Bota Sport

Kapelo: Ibra të punojë, Interi s’arrihet me Lukakun dhe Moratën

kapelo ibra te punoje interi sarrihet me lukakun dhe moraten



































Ish-trajneri i Milanit, Fabio Kapelo, së fundmi ka shprehur opinionet e tij për strukturën e ardhshme sulmuese të skuadrës, duke u ndalur te figurat e Paulo Fonsekës, Alvaro Morata dhe Romelu Lukaku.

kapelo

Në një fazë në të cilën “Djalli” po përpiqet të zvogëlojë hendekun me Interin, zgjedhja e qendërsulmuesit të duhur merr rëndësi strategjike, ndaj në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, 73-vjeçari ofrn ide për të menduar në rrugën që kuqezinjtë duhet të ndjekin për të forcuar sulmin e sidomos skuadrën e tyre.

Çfarë sulmuesi duhet të afrojë Milani për të zëvendësuar Zhirunë?

Nevojitet një sulmues i aftë për të qenë vendimtar në 30 metrat e fundit, edhe në mungesë të hapësirave të mëdha. Në këtë kontekst përfliten Morata dhe Lukaku. Të dy dallohen për karakteristikat që mund të përshtaten me kërkesat taktike të Fonsekës, pavarësisht se kanë profile të ndryshme në aspekte të ndryshme.

Cila është nevoja tjetër?

Morata shquhet për cilësitë e tij shoqëruese dhe aftësinë e tij për t’u integruar në mekanizmat e lojës së ekipit. Nga ana tjetër, Lukaku shquhet për fizikun e tij imponues në zonën e penalltisë, një atribut i cili kombinuar me përvojën dhe aftësinë e tij për të shënuar, mund të jetë vendimtar. Megjithatë, pavarësisht cilësive të padyshimta të të dyve, blerja e vetëm një qendërsulmuesi të shkëlqyer mund të mos mjaftojë për të garantuar aftësinë e Milanit për të konkurruar në kushte të barabarta me Interin. Duhet patjetër dikush që të ofrojë dinamizëm e forcë në mesfushë, diçka që i ka munguar vjet kuqezinjve.

Saki thotë se Milani është me vonesë në merkato?

Koha për blerje mbaron në fund të gushtit. Saki e di rëndësinë e mos nxitimit në përfundime në lidhje me efektivitetin e ardhjes së njërit prej Moratas apo Lukakut në tejkalimin e hendekut me Interin. Të gjitha skuadrat janë ende në fazën e ndërtimit dhe se soliditeti i projektit të përgjithshëm do të luajë një rol kyç në përcaktimin e suksesit të ardhshëm. Në këtë skenar, merkato kthehet në një enigmë komplekse, ku zgjedhja e qendërsulmuesit të duhur përfaqëson vetëm një nga pjesët e shumta që duhet pozicionuar me kujdes.

Çfarë këshille do të kishit për Ibrahimoviçin?

Ai i njeh më mirë se unë nevojat e Milanit pasi është në brendësi të të gjitha çështjeve falë postit që ka. Është në fillimet e tij si drejtues, por jam i bindur se do të dijë të bëjë zgjedhjet e duhura siç bënte kur luante futboll. Përvoja e kampionit do ta ndihmojë shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts