Problemet e Milanit janë shumë më të thella se një humbje dhe përkthehen në një fjalë: ekuilibër. Skuadra e Fonsekës nuk e ka, qëndron e shtrirë në fushë, tre në njërën anë dhe katër në anën tjetër e siç tha pas ndeshjes vetë trajneri portugez, me këtë qëndrim nuk shkohet larg.Sipas mendimit timështë më shumë çështje taktike sesa lojtarësh. Fonseka fle për rikuperimin e topit sa më afër portës rivale, por për ta bërë këtë duhet të lëvizësh si skuadër, me sinkronizim, organizim dhe ritëm që Milani i parë në Parma nuk e ka. Madje duket ta ketë larg. Të jemi të qartë, Milani në Parma na bëri të na dukej sikur e pamë skuadrën e vitit të kaluar, në defekte, 6-7 lojtarë mbi vijën e topit, por kur e humbet atëherë ka edhe telashe…
Në fakt, në këtë moment, nëse do të isha kundërshtar do të isha i lumtur të përballesha me Milanin. Problemi është që edhe me zëvendësimet nuk pamë diçka ndryshe dhe kyështë aspekti që më ka bërë mëshumë përshtypje për keq. Milani nuk ndryshoi as me zëvendësimet dhe vazhdoi të pësonte kundërsulme në hapësira të gjata. Në tëvërtetë, për të qenë i sinqertë, Parma bëri më shumë dëme nëzonën e besuar Emerson Rojalit,i cili më freskinë e tij mund tëkishte bërë diçka më tepër.Gjithçka që ndodhi në Parma ishte një mënyrë për të konfirmuarse nuk është problem individëshapo lodhjeje, por i gjithë ekipit.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co