Kapen 50 kg kanabis në Greqi, shpallen në kërkim dy emigrantë shqiptarë

kapen 50 kg kanabis ne greqi shpallen ne kerkim dy emigrante shqiptare





































50 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis janë sekuestruar në zonën e Atikës në Greqi.

kanabis

Siç raportojnë mediat greke, policia helene sekuestroi sasinë e drogës dy ditë më parë, ndërsa në pranga ranë dy emigrantë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Mësohet se policia greke ishte informuar më herët për lëvizjen e dyshimtë  të dy mjeteve të emigrantëve.

Në total u sekuestruan 4 pako që përmbanin 50 kg  e 700 gr kanabis secila.

Policia greke po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të  rastit, ndërsa po punon për arrestimin e dy emigrantëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →