Bota Shqiperia

Kapet me 1 kg kokainë në makinë, ja çfarë e tradhëtoi 21-vjeçarin shqiptar

kapet me 1 kg kokaine ne makine ja cfare e tradhetoi 21 vjecarin shqiptar
kapet me 1 kg kokaine ne makine ja cfare e tradhetoi 21 vjecarin shqiptar

Karabinierët e Folignos arrestuan në flagrancë një 21-vjeçar, me precedentë penalë, me qëllim shitje droge.

I riu u ndalua teksa drejtonte makinën e tij pranë kryqëzimit të Trevit, për shkelje të Kodit të Autostradave.

Në momentin e kontrollit, drejtuesi i mjetit ka shfaqur menjëherë një qëndrim nervoz, aq sa ka tërhequr vëmendjen e forcave të rendit, për të vijuar kontrollin personal dhe të automjetit.

Pikërisht këtu policia zbuloi 1 kg kokainë, të fshehur mirë në ndarjen e pasagjerëve.

21-vjeçari me origjinë shqiptare në përfundim të formaliteteve është shpallur i arrestuar dhe me urdhër të Autoritetit Gjyqësor është çuar me burgun e Spoletos.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts