Bota Sport

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Nojer: Mund të kisha bërë më mirë te goli, kemi mentalitet fituesi

kapiteni i gjermanise manuel nojer mund te kisha bere me mire te goli kemi mentalitet fituesi
































Manuel Nojer u kritikua së shumti pas golit të pësuar kundër Greqisë. Portieri 38-vjeçar nuk ishte në gjendje të grushtonte saktë goditjen nga distanca dhe ia “dhuroi” golin Masuras, ndonëse goditja mori trajtë të çuditshme, e cila mund të justifikojë disi “gafën” e kapiteni të Bajernit. Ja justifikimi i gardianit me numër “1” te “Pancerat”.

nojer

Portieri – “Duhej ta kisha larguar më fortë atë goditje, por nuk munda. Nuk e prita të ishte aq e fortë. Ata kishin disa raste të pastra shënimi në pjesë e parë. Mund të kishin shënuar më shumë sesa 1 gol. Na mori rrjedha dhe i mbyllën 45 minuta me fitore të merituar. Më pas u futëm ne fushë me tjetër mentalitet. Ne e dëshironim fitoren dhe bëmë gjithçka për ta marrë. Kemi disa pika që duhet të përmirësohemi përpara nisjes së Europianit. Nëse më pyesni a jam i kënaqur pas miqësoreve të fundit, kam rezervat e mia. Por mos të harrojmë, nuk po humbasim pavarësisht tranzicionit në ekip. Shumë emra të rinj dhe më shumë talente janë afruar.

Kemi objektiv madhor përpara, prandaj duhet të tregojmë shpirtin luftarak edhe kur s’jemi në ditën tonë më të mirë, sikurse ndodhi me Greqinë”, tha Nojer. Në total “plakushi” i Bajernit regjistron 119 prezenca me “Pancerat”, ndërsa e ka konkretizuar debutimin në vitin 2009 nën urdhrat e trajnerit Joakim Lëv. Sikurse “senatorët” Myler e Kros, edhe Nojeri nuk e ka fituar Europianin, e ku aludohet se do jetë turneu i fundit madhor me përfaqësuesen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts