Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e cilësoi si të rëndësishme miqësoren ndaj Hungarisë, takim ky që luhet të marten.
“Ndeshja ka rëndësi sepse është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator. Duhet të shohim se çka kërkon trajneri dhe të ndjekim planin e idetë e tij. Na duhet kjo ndeshje, pasi luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë me lojtarë që luajnë në klube të forta evropiane. Shpresoj të paraqesim në fushë atë që kërkon trajneri”, tha Rrahmani.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co