Bota Sport

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç paralajmëron: Janë favoritë, por i ndalim

kapiteni i kroacise luka modric paralajmeron jane favorite por i ndalim
































Ka kaluar një vit që kur Spanja dhe Kroacia përballeshin mes tyre në finalen e Ligës së Kombeve në Amsterdam. “La Roja” fitonte duke marrë dhe trofeun, duke e lënë Kroacinë sërish duarbosh. Një vit më vonë, dy ekipet e shohin veten në grupin B së bashku me Italinë dhe Shqipërinë. Në Kroaci flasin për revansh. Por si një veteran që futbollin e njeh po aq mirë sa lëkurën e vet, Luka Modriç ka nënvizuar se takimi i sotëm ka tjetër qasje dhe ekipi i tij nuk duhet të mendojë për revansh.

modric-665x376

Deklarata e Modriç ka ardhur gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ku ai ka shoqëruar trajnerin Zlatko Daliç. “Spanja është një nga favoritët në këtë kompeticion. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe ne duhet të japim versionin tonë më të mirë. Jemi mësuar të bëjmë surpriza. Mund të ndikojmë vetëm në atë që ndodh në fushë”. Modriç ka dashur të theksojë dhe sekretin e kroatëve. “Forca më e madhe e kësaj skuadre është uniteti, nuk do të lodhem kurrë duke e përsëritur këtë”. Sa për revanshin, kapiteni i Kroacisë ka qenë tejet i qartë. “Ne nuk duhet ta shohim si një revansh. Ajo çfarë ndodhi në Ligën e Kombeve ka mbetur atje. Këtu jemi në Europian, jemi në një kompeticion tjetër. Ndaj i gjithë fokusi duhet të jetë këtu”, deklaroi Modriç.
DALIÇ – Për ndeshjen kundër Spanjës ka folur edhe trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç. Trajneri kroat i di vështirësinë e grupit: “Ne kemi grupin më të komplikuar të mundshëm, mendoj se fillimi është i rëndësishëm. Duhet të kujtojmë se në debutimin e kampionatit botëror barazuam me Marokun. Sigurisht që do të donim të mos humbnim, por nuk i qasemi lojës me këtë objektiv. Për sa i përket rivalit, ne nuk kemi frikë nga askush. Sigurisht që do të jetë e vështirë, por unë besoj në ekipin tonë”.

Edhe Daliç sikurse Modriç ka përjashtuar fjalën revansh për takimin e sotëm. “Ata luajtën më mirë se ne në ‘Euro 2021’ dhe në Ligën e Kombeve. Ne nuk duam hakmarrje, duam vetëm të fitojmë”, tha Daliç. Daliç ka folur dhe për një nga duelet që mund të rezultojë vendimtar, ai mes Jamal dhe Gvardiol. “Joshko ka pasur një fushatë mbresëlënëse me Sitin, ai është i aftë të ndalojë çdo sulmues. Shpresoj që së bashku me shokët e tij të ndalojë Pedrin, Lamalin dhe cilindo nga Spanja”.

711PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts