Xherri Kardinale, pronari i Milanit, ka folur në Harvard për çështje të ndryshme ekonomike të punës së tij e sigurisht është ndalur edhe te puna të kuqezinjtë. Ai ka shpjeguar se pse kompania “RedBurd” që kontrollon aksionet e klubit, është e fokusuar me një plan pune ndryshe nga i skuadrave të tjera në Itali.
“Nuk po mundohem te amerikanizoj Milanin. Po mundohem të fus disa elementë amerikanë që mund të çojnë Milanin në nivelin e ardhshëm në mënyrë të vazhdueshme. Po i jap edhe më shumë vëmendje Serisë A. Jam kureshtar të shoh si mund të ndihmojmë që të arrijmë akorde me mediat ndërkombëtare.
Në SHBA ka një marrëdhënie të ndryshme mes pronarëve të skuadrave dhe ligave. Këtu ka më shumë nivele: Seria A, Federata Italiane, UEFA, FIFA. Kjo është kurba e mësimit për mua. Në shtëpinë time mund t’i bëja këto me sy të mbyllur.
Të fitosh kampionate është qartësisht një objektiv i rëndësishëm. Por duhet balancuar kjo me fitimin me inteligjencë. Interi fitoi titullin kampion vitin e kaluar dhe më pas falimentoi, a është me të vërtetë kjo ajo që dëshirojmë?
Për tifozët, puna ime është që të fitojmë titullin çdo vit, e kuptoj. Për investitorët e mi që përqendrohen te vlerësimi i vlerës përfundimtare, puna ime është të pozicionoj Milanin që të luftojë për titullin çdo vit, të kualifikohet çdo vit në Ligën e Kampioneve dhe të shkojë sa më larg në Ligën e Kampioneve çdo vit. Kjo është ajo që maksimizon fluksin në arkat e klubit dhe vlerën e markës”, shpjegoi Kardinale.
PANORAMASPORT.AL