Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i ushqimeve të detit nga Shqipëria për në Kosovë.
Sipas njoftimit, janë zbuluar rreth 130 kilogramë ushqim deti në një automjet, i fshehur nën sendiljen e pasme dhe në bagazh.
“Parandalohet kontrabanda në Vermicë
Vermice, 24 shkurt 2024 në pikëkalimin kufitar të Vërmicës është parandaluar kontrabandimi i produkteve ushqimore. Pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh. Malli i padeklaruar është si vijon:
Karkaleca: 60 kg neto
Kallamar dhe oktapod:59.5 kg
Gjel deti me Aragost: 8.5 kg neto
Pesha totale e mallit është 128 kg.
Bazuar në këtë fakt, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar në bazë të nenit 250 të Kodi Doganor të Republikës së Kosovës. Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvatje doganore”, thuhet në njoftim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co