Karvahal nuk ka ndërmend të ndalet: Dua vetëm të fitoj

karvahal nuk ka ndermend te ndalet dua vetem te fitoj





































Dani Karvahal, kapiteni i dytë i Realit të Madridit, në moshën 32-vjeçare, po shijon momentin më të mirë të karrierës së tij me katër muaj të paharrueshëm, me një titull në maj (La Liga), qershor (Liga e Kampionëve), korrik (Euro 2024) dhe gusht (Superkupa e Europës), pa harruar këtu nisjen e vitit 2024 me fitimin e Superkupës së Spanjës dhe mund të bëhet më i suksesshmi nëse fiton dhe Kupën Interkontinentale në dhjetor për të ngritur gjashtë trofe.

karvahal

Ai nuk do ta fitojë “Topin e Artë” për faktin e vetëm se është mbrojtës, por viti i tij është i vështirë për t’u thyer për sa i përket trofeve. Seria e tij e sukseseve u shtri në Varshavë, ku kundër Atalantës ai ishte kapiten. Në “Nacional” në Varshavë ai, së bashku me Modriç arritën të fitonin për herë të pestë Superkupën e Evropës, një nga rekordet që ka arritur në karrierën e tij të gjatë.

Dhe Karvahal nuk ka ndër mend të ndalet. Gjatë një batute për mediat spanjolle, mbrojtësi i Realit e ka bërë të qartë se uria për të fituar nuk ka marrë fund. “Jam shumë i lumtur që bëj pjesë në këtë klub të mrekullueshëm. Ne vazhdojmë të fitojmë sepse kjo është rrënjosur tashmë në ADN-në tonë. Nëse mendoni se jemi lodhur së fituari kjo nuk vlen për mua. Dua të vazhdoj të fitoj”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co