Karvahal shpreh dëshirën e tij për festa: Dua të jem në Botërorin e Klubeve

karvahal shpreh deshiren e tij per festa dua te jem ne boterorin e klubeve








































“Objektivi im është të rikthehem në Kupën e Botës për Klube (15 qershor – 13 korrik 2025). E kam vendosur si objektiv, por me afrimin e datës… do të shohim nëse është e realizueshme apo jo”, ka qenë përgjigja e Dani Karvahal, në një intervistë për “Esquire”.

karvahal

Një bisedë në të cilën ai kujton momentin e dëmtimit: “Ndjeva sikur mu shkatërrua gjuri” dhe ditët që pasuan: “U befasova kur mora një mesazh nga Diego Simeone (trajneri i Atletikos së Madridit) që përtej rivalitetit, e admiroj”. Mbrojtësi i kombëtares spanjolle ndër të tjera ka deklaruar se i mungon fusha, por shpreson që Reali i tij të tregojë veten edhe pa të.

“Mendoj se si gjithnjë, marsi dhe prilli janë muajt ku vendoset sezoni. Unë kam besim të plotë të ekipi”, shtoi ai. Karvahal ka folur edhe për të ardhmen. “Nuk do të më dukej çmenduri të përfundoja në Katar. E kam thënë tashmë se, nëse largohem nga Reali i Madridit, nuk do të luaj në Evropë. Nuk do të luaj kundër Realit as në Champions League, as në Spanjë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →