Katari, Egjipti dhe SHBA-ja propozojnë datën për rinisjen e bisedimeve rreth një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

katari egjipti dhe shba ja propozojne daten per rinisjen e bisedimeve rreth nje armepushimi mes izraelit dhe hamasit
katari egjipti dhe shba ja propozojne daten per rinisjen e bisedimeve rreth nje armepushimi mes izraelit dhe hamasit

Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të rifillojnë negociatat për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës, pasi bombardimet e vazhdueshme të Izraelit mbi territorin kanë vrarë afro 40 mijë palestinezë dhe kanë ngritur frikën për përshkallëzim të mëtejshëm rajonal.

Në një deklaratë të përbashkët të enjten, të tre vendet i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit të “vazhdojnë diskutimet urgjente” më 15 gusht në Doha ose Kajro “për të mbyllur çdo boshllëk të mbetur dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”.

“Është koha për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për të liruar pengjet dhe të burgosurit”, thanë të tre vendet në një deklaratë të përbashkët.

Ata po ashtu theksuan se kanë punuar me muaj për të arritur një marrëveshje kornizë dhe se ajo tani është në tavolinë. Ajo që mungon është zbatimi i tij.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu iu përgjigj me shpejtësi thirrjes, duke thënë në një deklaratë se Izraeli do të dërgonte një delegacion për të marrë pjesë në bisedimet e javës së ardhshme “për të finalizuar detajet dhe për të zbatuar marrëveshjen”.

Hamasi ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi të tre shteteve, raporton televizioni publik britanik, bbc.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →