Pavarësisht propozimit joshës të Al-Rayyan, Berat Gjimshiti do të qëndrojë te Atalanta. Mbrojtësi i kombëtares, ka vendosur që të refuzojë skuadrën nga Katari, për shkak të dashurisë së madhe që ka për bergamaskët.
Së fundi, ishin shtuar së tepërmi zërat që e lidhnin Gjimshitin me një largim të mundshëm nga Europa, por nuk do ndodhë kështu, ai do jetë nën urdhërat e Gasperinit për sezonin e ri që e pret ekipin.
31-vjeçari kontribuoi për klubin e Serie A në 37 ndeshje në sezonin e kaluar. Ai është pjesë e këtij grupi që në vitin 2017, periudhë në të cilën vinte nga Benevento.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co