Gjermania ka pritur për 28 vjet për të fituar një kampionat Europian të futbollit. Hera e fundit ishte në vitin 1996, kur Oliver Bierhof shkatërroi ëndrrat e Republikës Çeke. Një përjetësi për një kombëtare të cilësuar historikisht, së bashku me Italinë dhe Francën, më të fortat në kontinent.
Këtë vit, gjermanët do të kenë një mundësi unike për të thyer magjinë dhe për të buzëqeshur përsëri pas viteve të vështira.
Për të arritur këtë qëllim, kombëtarja e drejtuar nga Nagelsman fillimisht do t’i duhet të kalojë fazën e grupeve dhe të mundë Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën. Nëse do të arrijnë deri në fund, futbollistët do të merrnin një çmim të konsiderueshëm nga Federata, një bonus prej 400,000 euro për lojtar. Ndërkohë në vitin 2014 kur Gjermania fitoi Botwrorin, lojtarwë u shpërblyen me nga 100,000 euro.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co