Bota

Katër ore operacion për shpëtimin e 2 turistëve belgë, mbetën të bllokuar në liqenin e Shtrazës

kater ore operacion per shpetimin e 2 turisteve belge mbeten te bllokuar ne liqenin e shtrazes





































Dy turistë belgë janë shpëtuar, pasi kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë.

turistet

Policia e Shkodrës thotë se operacioni për shpëtimin e tyre ka zgjatur 4 orë, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur edhe forcat e policisë malazeze.

2 turistët janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kane falenderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe humanizmin e treguar.

“Mëngjesin e sotëm, sapo janë njoftuar se 2 turistë belgë kërkonin ndihmë sepse kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë, SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze (për shkak se lokacioni ishte më i aksesueshëm nga Mali i Zi), kanë organizuar punën për të gjetur dhe ndihmuar turistët.

Pas 4 orësh kërkime në një terren shumë të vështirë malor, ata janë gjetur dhe janë transportuar në spital, për të marrë asistencë mjekësore”, thotë policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts