Bota Sport

Katër skuadra shqiptare si favorite në Ligën e Konferencës, rrezikohet duel me Malishevën

kater skuadra shqiptare si favorite ne ligen e konferences rrezikohet duel me malisheven

































Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Shkëndija janë skuadrat shqiptare të kualifikuara në raundin e parë të Ligës së Konferencës, të cilat kanë zënë vend në vazon e favoritëve. Katër ekipet aktualisht janë pushim, por do të duhet të kthehen para të tjerëve, pasi do të diskutojnë kalimin më tej në kompeticionin europian.

liga e konferences

Skuadrat kundërshtare do të përcaktohen në shortin e 19 qershorit, teksa ndeshjet e parë pritet të luhen më 11 korrik. Të katërta skuadrat tona parashikohet të kenë një short relativisht të lehtë në letër, pasi në vazon e 25 skuadrave jo pretendente janë skuadra mesatare në kampionate si Malta, Lituania, Letonia apo Ishujt Faroe, vende, që nuk shquhen për futboll. Kundërshtar i mundshëm përballë këtyre skuadrave është edhe një klub shqiptar, Malisheva, që bëri historinë në Kosovë duke siguruar kalimin në Europë.

Skuadrat më të rrezikshme konsiderohen boshnjakët e Velez Mostar apo uellsianët e Bala Taun, teksa në listë janë edhe gjysmë-amatore si Atletik d’Eskaldes, që e mposhti Partizani vjet.

bandicam 2024-06-02 10-07-53-996

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts