Autoritetet serbe kanë arrestuar katër persona mbrëmjen e së premtes, të cilët dyshohet se planifikonin të shkaktonin dhunë dhe trazira gjatë një proteste të thirrur për të shtunën në kryeqyteti Beograd.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i brendshëm, Ivica Dacic. Ky i fundit tha se personat do ti dorëzohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Disa orë para arrestimit të tyre, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic deklaroi se shërbimet e sigurisë ruse kanë paralajmëruar se në Serbi po përgatiten trazira masive, “që kanë për qëllim përfundimtar një grusht shtet dhe rrëzimin e udhëheqjes së zgjedhur në mënyrë të ligjshme”.
“Kemi marrë informacion zyrtar nga Federata Ruse, informacione të përcjella përmes kanaleve zyrtare.. Njerëz të specializuar po merren me to dhe po bëjnë punën e tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co