Sport

Katër vjet nga tragjedia, përurohet statuja e legjendës Kobe Bryant

kater vjet nga tragjedia perurohet statuja e legjendes kobe bryant

Kanë kaluar 4 vjet nga tragjedia ajrore që i mori jetën 9 personave në Los Angeles (humbën jetën pas përplasjes së helikopterit të tyre). Mes tyre edhe ish-basketbollisti Kobe Bryant e vajza e tij Gina.

Në këtë 4-vjetor, në Los Anxhelos u inagurua një statujë gjigande dedikuar Kobe Bryant, 5 herë kampion në NBA me fanellën e Lakers. Fanellë që e veshi përgjatë gjithë karrierës së tij.

Një statujë frymëzuar nga dita kur “black mamba” realizoi 81 pikë në vitin 2006, në ndeshjen ndaj Toronto-s. Një lojtar që ka frymëzuar miliona njerëz anembanë botës.

Kobe Bryant

Në ceremoninë e inaugurimit të statujës mjaft ikona të NBA si Phil Jackson, Kareem Abdul Jabbar, Dereck Fisher, Jeanie Buss dhe bashkëshortja e lojtarit, Vanessa Bryant. E padyshim qindra tifozë që e kanë dashur Kobe Bryant.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts