Shqiperia

“Kazëm në themel të Kushtetutës”, Berisha: Tre drejtuesit kryesorë të opozitës të arrestuar ose në procese politike

kazem ne themel te kushtetutes berisha tre drejtuesit kryesore te opozites te arrestuar ose ne procese politike
kazem ne themel te kushtetutes berisha tre drejtuesit kryesore te opozites te arrestuar ose ne procese politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur nga ballkoni para mbështetësve akuzoi qeverinë se krijuar mekanizma antiligjorë për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve. “Regjimi ka krijuar mekanizma kriminale, antiligjore për të kontrolluar vullnetin dhe çdo rezultat elektoral”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati tha se tubimi te ‘Rruga e Shpresës’ është një thirrje për çdo shqiptar që të protestojë për një shoqëri të lirë. ‘Kjo protestë është thirrje për çdo shqiptar të ngrihet në mbrojtje të kësaj të vërtete themelore, për një shoqëri të lirë’, theksoi Berisha në fjalën para mbështetësve të tij.

Berisha deklaroi se Shqipëria sot është vendi i vetëm në Europë, tejkalon Rusinë e Putinit, tejkalon Bjellorusinë e Llukashenkos, me tre drejtuesit kryesorë të opozitës të arrestuar ose në procese politike. ‘Këto janë akte madhore, kazëm në themel të kushtetutës, vetëm e vetëm për ti caktuar opozitës kryetarin që do Edi Rama. Vetëm e vetëm që opozita të ketë një kukull peqe lepe dhe sovraniteti i këtij vendit të shkelmohet nga mafia ndërkombëtare dhe mafia shqiptare’, theksoi Berisha në protestën para shtëpisë së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts