“Ke probleme të shëndetit mendor…”/ Ledioni e paralajmëron, Jetmiri tërhiqet dhe i kërkon ndjesë publike Eglës! Aktorja: Do ta mendoj…

ke probleme te shendetit mendor ledioni e paralajmeron jetmiri terhiqet dhe i kerkon ndjese publike egles aktorja do ta mendoj

23:20 – 05.03.2024

Ke probleme të shëndetit mendor.../ Ledioni e paralajmëron, Jetmiri tërhiqet dhe i kërkon ndjesë publike Eglës! Aktorja: Do ta mendoj...

ke probleme te shendetit mendor ledioni e paralajmeron jetmiri terhiqet dhe i kerkon ndjese publike egles aktorja do ta mendoj
ke probleme te shendetit mendor ledioni e paralajmeron jetmiri terhiqet dhe i kerkon ndjese publike egles aktorja do ta mendoj

Egla dhe Jetmiri janë përplasur ashpër me njeri-tjetrin dhe shkak për këtë janë bërë komentet e këtij të fundit se këtij të fundit mbi shëndetin e saj mendor.

Ndërsa drejtuesi i programit, Ledion Liçio i ka tërhequr vëmendjen, duke theksuar që të jetë hera e fundit që insinuon diçka mbi shëndetin mendor të një banori tjetër pasi është një çështje tepër sensitive. Jetmiri ka kërkuar ndjesë për situatën e krijuar, nga ana tjetër Egla nuk është pajtuar totalisht me këtë ndjesë të sforcuar duke thënë se do ta vlerësoj.

Ledioni: Jetmir, gjatë publicitetit ke thënë diçka për Eglën që lidhet me shëndetin e saj mendor.

Jetmiri: Nuk e thash, nuk e thash, nuk e thash…

Ledioni: Po të kujtoj edhe njëherë për të fundit herë dhe nuk e bëjë më…

Jetmiri: Nuk e thash pra, nuk e thash…

Egla: E the…

Jetmiri: Nuk e thash. Po e thonë këto, nëse ma gjen si moment unë dal që tani në sekonda. Jetmiri të ka thënë ke probleme me shëndetin sepse je duke bërë një lojë të sëmurë. Kjo ishte referuar episodit të djeshëm ku shkova t’i çoja ujë me sheqer për ta ndihmuar.

Egla: Nuk e pranoj fare, ma ke thënë edhe sot në mëngjes. Je me vonesë, i kemi kaluar këto faza.

Ledioni: Këto situata mos i bëni më sepse janë absurde. Të gjithë ju aty keni kaluar një vlerësim përpara se të futeshit aty, jeni në kontakt të vazhdueshëm me psikologun. Jeni të gjithë persona të shëndetshëm mendor…

Egla: Të kërkojë ndjes publike ose o ai o unë në këtë shtëpi…

Jetmiri: Avash moj, kërkoju ti falje të gjitha femrave që i quajte, si i quajte?

Egla: Ledjon edhe njëherë, të kërkojë ndjesë publike për atë që më ka thënë sot në mëngjes dhe insinujë sot në darkë për shëndetin tim mendor, ndryshe ose ai ose unë në këtë shtëpi.

Jetmiri: Çfarë thua?! Avash se na trembe… Ik dhe kërko ti ndjesë për të gjitha femrat që i quajte të përdala, çfarë ju tha tjetër moj Ilnisa?

Ledioni: Ka diçka, unë e kuptoj që teprimet vijnë nga të dy palët… Por shëndeti mendor, dhe ti e di që i jepet një rëndësi e veçantë në Shqipëri… Tani ndjeshmëria jote mendoj se duhet të jetë më e lartë se këtu.

Jetmiri: Ke shumë të drejtë.

Egla: Në mëngjes më tha që merr ilaçet, të më kërkojë ndjesë publike tani.

Ledioni: Të lutem tregohu i kujdesshëm. Insinuata të natyrës së shëndetit mendor…

Jetmiri-Ledionit: Ke të drejtë, kërkoj shumë ndjes gjë që këta nuk dinë ta bëjnë sepse te falja…

Egla: Më kërko ndjesë mua, mua…

Jetmiri: Të kërkoj ndjesë Egla…

Egla: Do ta mendoj a do ta pranoj apo jo.

Ledioni: O Egla, po pse bëhesh qesharake…

Egla: Jemi në ditën e 52-të o Ledion…

Ledioni: Dakord, dakord. Është jeta juaj, jetojeni si të doni.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →